Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Rilindja do ti bëjë përgjimet qesharake/ 20 % e ka marrë Nard Ndoka

Lapsi.al 25 January 2021
Rilindja do ti bëjë përgjimet qesharake/ 20 % e ka marrë

E kapur gafil dhe pa përcaktimin e një linje nga Rama dhe Veliaj që fshihen dhe nuk flasin, propogandistët e rilindjes e kanë humbur toruan për të reaguar ndaj përgjimeve të antimafias italiane që tregonin përhapjen e tentakulave të ndragetës edhe në Shqipëri. Kështu sipas një lajmi të botuar gjithandej eurodeputeti italian Lorenzo Cesa, që del se do ndërhynte pr bizneset e Ndraghetas në Shqipëri, nuk paska lidhje me socialistët.....por me Nard Ndokën. Kjo përpjekje për ta shndërruar një skandal korruptiv në një subjekt qesharak të rrejteve sociale dëshmon për një varfëri ekstreme në mbrojtje.

Një nga kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 25 prillit rezulton të ketë lidhje me një nga emrat e përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Bëhet fjalë për aleatin e Bashës, Nard Ndoka, i cili në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë në listat e kandidatëve të PD-së, pas marrëveshjes së arritur me kreun demokrat. Ndoka dhe politikani Italian, Lorenzo Cesa, i cili ka rezultuar në përgjimet e antimafias italiane si i lidhur me grupin mafioz italian “Ndrangheta”, kanë një miqësi të hershme me njëri-tjetrin, e cila daton disa vite më parë.

Propogandistët e rilindjes "nga një kërkim në rrjetet sociale të Nard Ndokës", kanë zbuluar se aty "gjendet edhe një foto nga një takim mjaft i përzemërt mes tij dhe Lorenzo Cesa(ne foton siper majtas), që mban datën 27 maj 2014. Miqësinë me politikanin italian të lidhur me “Ndranghetën” e pohon edhe vetë Ndoka teksa shkruan në foton e publikuar: “Uroj mikun tim Lorenzo Cesa për fitoren si eurodeputet, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Demokristian Italian UDC”.

Por edhe po ta besojmë versionin se Ndaghetan në Tiranë e ka sjellë Nardi a mjafton kjo? se pastaj duhet të puesim: Po "Nikun" e njihte ai? Po 20 % për tendera dhe leje ndërtimi Nard Ndoka pa asnjë pushtet so ti merrte?

Sado tu fshihen pyetjeve apo sado ta shndërrojnë historinë në qesharake rilindasit me sa duket kanë mbetur pa version për përgjimet italiane.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kosovë/ 311 raste të reja me Covid-19

Sërish shifra të larta të viktimave në Kosovë nga koronavirusi. Mësohet gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjur...

15:35

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43