Flash

EMRI/ Ekzekutohet me 5 plumba një shqiptar në Greqi

Lapsi.al 25 January 2021
EMRI/ Ekzekutohet me 5 plumba një shqiptar në Greqi

Një 27-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me 5 plumba mbrëmjen e sotme në Greqi. Mediat greke shkruajnë se i riu i identifikuar si Mario Metaj është vrarë në zonën e kryqëzimit Kourtesis, në Patras. Sipas të njëjtave burime ai është qëlluar për vdekje nga një bandë rivale shqiptare.

Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ku një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë. Ai është transportuar për në spital por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa mësohet se janë vënë në kërkim të dy autorëve që hapën zjarr ndaj 27-vjeçarit shqiptar.

Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Jo shumë ditë larg, në Athinë u vra Edmond Llangozi ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi. Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare. ©LAPSI.al

3_5.jpg

2_9.jpg

22_0.jpg

2_8.jpg

3_4.jpg

4_1.jpg

9.jpg

2_9.jpg

3_5.jpg

4_2.jpg

5.jpg

142168304_256104999219835_5311250617269987013_n.jpg

 

Të këshilluara

Arrestohet i 'forti' i Shkodrës

Policia e Shkodrës ka arrestuar pasditen e sotme Bledar Cafin 41-vjeç. Ai është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmar...

20:21

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI