Flash

Reagon Ambasada e Francës në Shqipëri: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Lapsi.al 16 January 2021
Reagon Ambasada e Francës në Shqipëri: Rama po sulmon vendet mike

Ambasada e Francës në Shqipëri ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama ndaj vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Ambasada ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj këtyre deklaratave duke i rikujtuar kryeministrit se Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milion euro në sektorë të ndryshëm. Sa  i takon pyetjes që kryeministri Rama ngriti se përse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t'i përdorë, në vend që t'i ndajë me të tjerët, në letër sqarohet se Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit.

“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë akuzoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vaksinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t ‘i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasade konsideron se nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI