Flash

Kosovë/ 279 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima në 24 orët fundit

Lapsi.al 14 January 2021
Kosovë/ 279 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima në 24

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të enjten se nga sëmundja COVID-19, kanë vdekur edhe katër persona.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast Drenasi dhe Lipjani.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se ka regjistruar edhe 279 raste të reja me koronavirus, bazuar në 1.775 mostra të testuara.

Nga sëmundja janë shëruar edhe 441 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.401.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars 2020 dhe deri më tani, janë regjistruar 54.839 raste me COVID-19, prej të cilëve 48.046 janë shëruar ndërsa 1.392 kanë vdekur.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI