Flash

Ekzekutohen me varje tre persona në Iran, akuzohen për akte terroriste

Lapsi.al 3 January 2021
Ekzekutohen me varje tre persona në Iran, akuzohen për akte terroriste

Irani ka varur dy burra për “akte të terrorizmit” dhe një tjetër për vrasje dhe grabitje të armatosur, tha një zyrtar i gjyqësorit, raportoi agjencia e lajmeve Mizan.

Të tre burrat janë ekzekutuar në mëngjesin e 3 janarit në provincën Sistan-Baluçistan, raportoi Mizan.

Dy personat e ekzekutuar janë identifikuar si Hassan Devari dhe Elias Qalandazehi, që ishin arrestur në prill të vitit 2014, pasi atyre u kishin gjetur “sasi të mëdha të eksplozivit” dhe armë, thanë mediat.

Të dy ishin dënuar për rrëmbim, bombardim dhe vrasje të forcave të sigurisë dhe civilëve. Ata po ashtu u gjetën fajtor se i përkisnin grupit ekstremist Jaish al-Adl, thanë mediat iraniane.

Agjencia për të drejtat e njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara, tha se të dy personat ishin torturuar në burg.

Dehvari dhe Qalandarzehi ishin arrestuar edhe për faktin se kishin pasur dokumente të Jaish al-Adl për mënyrën se si të “krijonin bomba”.

Ky grup ekstremist besohet se ka kryer disa sulme me bomba dhe rrëmbime në Iran në vitet e fundit.

Personi tjetër i ekzekutuar është identifikuar si Omid Mahmudzehi. Ai ishte dënuar për grabitje të armatosur dhe vrasje të civilëve, raporti Mizan.

Irani është shteti që kryen më së shumti ekzekutime në botë. Amnesty International tha prillin e kaluar se të paktën 251 persona ishin ekzekutuar nga autoritetet iraniane më 2019./Rel

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI