Flash

Projekti 16.8 milionë euro për emergjencën ndaj Covid-19, BB: Bëhet efektiv në 5 janar

Lapsi.al 30 December 2020
Projekti 16.8 milionë euro për emergjencën ndaj Covid-19, BB:

Banka Botërore do të mbështesë me 16.8 milionë dollarë qeverinë shqiptare në kuadër të projektit për përballimin e emergjencës së COVID-19. Në një raport të fundit të publikuar nga ky institucion bëhet me dije se tashmë që marrëveshja ka marrë miratimin e Kuvendit projekti pritet të bëhet efektiv nga data 5 janar. Kjo i jep mundësi qeverisë që të fillojë menjëherë punën dhe disbursimin e parave.

Projekti “Përgjigja ndaj emergjencës COVID-19 e Shqipërisë” përbëhet nga dy komponentë ku i pari me një vlerë 16.25 milionë USD parashikon mbështetjen e sektorit shëndetësor në mënyrë të menjëhershme dhe në afatmesme ndërkohë që 0.55 milionë USD janë parashikuar në komponentin e dytë që lidhet me menaxhimin e projektit.

Në detaje projekti parashikon plotësimin me kite dhe reagente të laboratorëve, përqindjen e rasteve me COVID-19 të punonjësve të mjekësisë, ndërhyrjet në infrastrukturën e spitalore, ambulancat mjekësore dhe spitalet rajonale. Më herët në projektin e saj paraqitur Bordit të Bankës qeveria shqiptare nënvizonte se kërkuar ndihmë për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit.

“Po kështu të fillohet me planifikimin e duhur dhe rregullimin e kërkesave për distancim fizik dhe masave të tjera parandaluese (duke diferencuar me kujdes sipas rajonit, sektorit ekonomik, moshës, apo statusit shëndetësor), zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor. Projekti përshkruan si pjesë të tij edhe përmirësimin e komunikimit me publikun si dhe aktorët e tjerë kryesorë.

Kërkesa e parë e qeverisë u bë në qershor ndërkohë që miratimi nga Bordi u dha në Korrik dhe është pjesë e paketës së përgjithshme të ndihmës që Banka po jep për vende të ndryshme në të gjithë botën. Deri në 14 dhjetor angazhimet e kësaj natyre të Bankës kapnin vlerën 4.14 miliardë dollarë ndërkohë që disbursimet kanë nisur të rriten në mënyrë të shpejtë si përgjigje e qeverive ndaj situatës së pandemisë që rezultoi me rritje shifrash sikurse pritej me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit./Monitor/

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, të cilat do të diktojnë vranësira dhe reshje dëbore në zonat malore, por reshje s...

07:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI