Flash

Biden: Në Pentagon janë të papërgjegjshëm, nuk na japin detaje

Lapsi.al 29 December 2020
Biden: Në Pentagon janë të papërgjegjshëm, nuk na japin

Në Pentagon janë të papërgjegjshëm! Është kjo deklarata e Joe Biden presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas të cilit departamenti i mbrojtjes nuk i jep ekipit të tij informacionet e domosdoshme për dorëzimin e pushtetit, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Biden merr zyrtarisht postin në 20 janar, por presidenti në largim Donald Trump refuzoi të dorëzojë stafetën duke ndërprerë një procedurë të konsoliduar dhe duke penguar tranzicionin, sepse i ka ndaluar ekzekutivit të ri që të marrë informacionet kyçe për shërbimin e inteligjencës.

Një lëshim i vogël u vu re një muaj më parë, kur Trump gjithsesi lejoi fillimin e procesit të tranzicionit. Por një ditë më parë Biden, i cili lavdëroi Shtëpinë e Bardhë për ndihmën e saj, filloi të kritikonte sërish pas një takimi me këshilltarët e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, duke sinjalizuar në Twitter se ekipi i tij po përballej me pengesa për sa i përket Mbrojtjes dhe Buxhetit. Biden u ankua se nuk po arrijnë do të marrin informacionet për të cilat kanë nevojë nga administrata në largim në sektorët e rëndësishëm për sigurinë kombëtare.

Biden shtoi se ky duhet të cilësohet si një shenjë papërgjegjshmërie. Ekipi i ri ka nevojë për një kornizë të qartë të rolit të vendit në të gjithë botën, dhe kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të shfrytëzojnë çdo kaos që vjen nga pengesat për tranzicionin e pushtetit, theksoi ai.

Akuzat e Biden u hodhën poshtë nga Christopher Miller, sekretari amerikan për mbrojtjen, në largim, pas heqjes nga posti të Mark Esper, i cili u pushua nga puna nga Trump pasi refuzoi të përdorte ushtrinë kundër manifestuesve anti racizmit. Sipas Miller, zyrtarët e Pentagonit kanë punuar me shumë profesionalitet dhe transparencë, duke kryer 164 intervista me më shumë se 400 zyrtarë dhe duke përgatitur më shumë se 5 mijë faqe dokumente. Një numër shumë më i madh se ai kërkuar nga ekipi i tranzicionit të Biden.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI