Flash

Monika Kryemadhi sulmon Drejtoreshën e ONM-së: Merr 26 mijë euro dhe vjen një herë në 3 muaj

Lapsi.al 21 December 2020
Monika Kryemadhi sulmon Drejtoreshën e ONM-së: Merr 26 mijë euro

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Genoveva Calavera është sulmuar sërish nga opozita. Pas akuzave të ish kryeministrit Berisha, ka qenë kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e cila e ka thumbuar atë për paratë që merr për angazhimin e saj në Shqipëri.

E ftuar në “Quo Vadis”, Kryemadhi ka thënë se shefja e ONM-së merr 26 mijë euro dhe vjen vetëm 1 herë në 3 muaj, ndërkohë që paguhet nga buxheti që është planifikuar për t’ia dhënë Shqipërisë.

“Calavera merr 26 mijë euro dhe vjen njëherë në 3 muaj këtu. Ajo paguhet si pjesë e ONM-së me një pagë shumë të madhe dhe paguhet te buxheti që është plabnifikuaar për t’ia dhënë Shqipërisë”, tha Kryemadhi.

Dy ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit se është blerë nga paratë e kryeministrit Edi Rama. Pak më herët, Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi bëri një postim në rrjetet sociale për të përgënjeshtruar mediat që shkruan se Kalavera ka ndërhyrë për të ndikuar në opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias për ndryshimet e Kodit Zgjedhor në Shqipëri.

https://lapsi.al/2020/12/21/komisioneri-i-be-merr-ne-mbrojtje-shefen-e-onm-dhe-ambasadorin-e-be-ne-shqiperi-akuzat-jane-te-pabaza/

Varhelyi ka shkruar se ka shumë besim tek stafi i tij dhe se këto akuza janë të pabaza.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI