Flash

Krimi makabër në Itali, si u transportuan trupat e copëtuar të çiftit shqiptar

Lapsi.al 21 December 2020
Krimi makabër në Itali, si u transportuan trupat e copëtuar

Ekspertët italianë kanë arritur në konkluzionin se, valixhet me trupat e bashkëshortëve Pasho, janë hedhur në pyll nga një kamionçinë e hapur. Nga kamerat e sigurisë rezulton se kjo makinë ka lëvizur në segmentin Firenze – Piza.

Në afërsi të burgut Soleçiano, mjeti ka reduktuar shpejtësinë duke hedhur në kohë të ndryshme, në zona pa kalimtarë, valixhet me trupat e copëtuar.Ekspertët thonë se kanë qenë të paktën 3 persona të cilët kanë bashkëpunuar në hedhjen e trupave, drejtuesi i mjetit dhe dy të tjerë.

Hetuesit janë duke kontrolluar të gjithë makinat që familja Pasho ka pasur në pronësi 5 vitet e fundit. Një tjetër fakt që hetuesit dyshojnë te djali i tyre, është dhe ndryshimi i mbiemrit të Taulantit, i cili ndodhet në një burg të Zvicrës. Rezulton se pas zhdukjes së prindërve, ai ka ndryshuar mbiemrin, nga Pasho në Çela, pas kurorëzimit të martesës në Shqipëri.

Hetuesi pritet të marrin në pyetje në burgun e Zvicrës për vrasjen e prindërve dhe për humbjen e 40 mijë eurove. Ai ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me ta. Ndryshe kanë dëshmuar motrat e Taulantit, të cilat ka thënë se për herë të fundit prindërit kanë qenë me ish të fejuarën e vëllait të tyre. Për të zbardhur të kaluarën e Taulantit por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, policia italiane po bashkëpunon me autoritet shqiptare

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI