Flash

Liberta Spahiu rrëfen eksperiencën me Covid-19

Lapsi.al 12 December 2020
Liberta Spahiu rrëfen eksperiencën me Covid-19

Një tjetër person publik ka bërë me dije se ka kaluar COVID-19.

Bëhet fjalë për moderatoren Liberta Spahiu, e cila ka ndarë eksperiencën ditën e djeshme gjatë një interviste që ka realizuar në emisionin e saj.

Teksa po bisedonte me aktoren Lena Kryeziu Bokshi, në bisedë e sipër zbuloi se edhe ajo kishte rezultuar pozitive për koronavirus, por e kishte kaluar tashmë.

Moderatorja tregoi se për fat të mirë gjendja e saj shëndetësore nuk u rëndua veçse për dy javë humbi nuhatjen e shijen.

Deri tani kanë qenë disa figura publike që janë infektuar nga Covid-19, si: Diona Fona, Florjan Binaj, Stresi, Art Abazi, Nora Malaj, Rajmonda Bulku, Ledio Lako, Gent Sejko, Agron Llakaj, Albin Kurti, Blerina Gjylameti, Xhani Shqerra, Alketa Vjesiu, Valton Krasniqi, Xherdan Shaqiri, Silva Bino, Arjola Shehu, etj.

Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 12 persona ndërsa janë infektuar 524 të tjerë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 46.118 raste pozitive, ndërsa 1.186 persona kanë humbur jetën.

Të këshilluara

Loredana flet për ribashkimin me Mozzik

Në dokumentarin për jetën e Loredanës u shfaq edhe Mozzik, i cili i befasoi të gjithë fansat me deklaratat e tij. Ai u shpreh se ndarjen me Loredanën e shtynë m...

13:44

Ndahet nga jeta regjisori Kim-Ki-duk

Regjisori koreano-jugor Kim Ki-duk ka ndërruar jetë në Letoni pas ndërlikimeve në lidhje me Covid-19. Ai ishte 59 vjeç. Sipas faqes së internetit Delphi.lt, ...

18:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI