Flash

Modelja e njohur lë karrierën në modeling për hir të besimeve të saj

Lapsi.al 27 November 2020
Modelja e njohur lë karrierën në modeling për hir të

Ajo la një karrierë të shkëlqyer në modeling pasi u ndie nën presion duke rrezikuar besimet e saj fetare.

Myslimanja Halima Aden modelja e parë që u shfaqë me shami në numrin e revistës ‘Sports illustrated’ 'hapi zemrën' e saj në Instagram duke përshkruar vështërsitë që hasi  në ‘kaosin toksik të quajtur modë’. Postimet e saj sipas CNN thonë se ajo duhet të kapërcente lutjet të vishte rroba me të cilat nuk ndihej rehat dhe i dukej sikur po tradhëtonte vlerat e saj. '' Ata mund të më telefonojnë nesër por edhe me 10 milion dollarë unë kurrë nuk do të rrezikoja përsëri hixhabin tim, " shkroi ajo në Instagram. den gjithashtu u zotua të mos shfaqej kurrë në pasarelë ose të udhëtonte për muaj të tërë për shtëpitë e modës  duke shtuar se "e gjithë energjia e keqe vjen nga atje".

Aden jetoi në një kamp refugjatësh në Kenia para se të transferohej në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte gruaja e parë që mbante shami që doli në kopertinën e britanik Vogue dhe një nga të parat që doli me hixhab në edicionin arab të revistës Vogue.

Nëna e Aden e kishte inkurajuar prej kohësh atë që të linte modelingun, por sapo shpërtheu pandemia Covid-19 dhe modelja qëndroi në shtëpi duke pushuar nga industria e modës, ajo "më në fund e kuptoi se ishte në rrugën e gabuar"  sipas saj.

Të këshilluara

Miley Cyrus flet për varësinë ndaj alkolit

Miley Cyrus ka treguar së fundmi se gjatë pandemisë së Covid-19 që ka patur probleme me alkoolin. Në një intervistë, këngëtarja e njohur tregoi se ajo bëhet ...

13:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI