Flash

Arilena dhe Alban Skënderaj së shpejti në një bashkëpunim

Lapsi.al 27 November 2020
Arilena dhe Alban Skënderaj së shpejti në një

Qetësia para stuhisë! Kështu mund ta cilësojmë këtë periudhë për Arilenën dhe Albanin që kanë qëndruar pak në heshtje këto muaj.Por, jo më kot. Ata paska përgatitur një super bashkëpunim që pritet të vijë së shpejti. Sipas “News31.al” dy artistët kanë bashkuar forcat për një duet, për të cilin nuk ka ende një datë publikimi.Raportohet se klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë, teksa kujtojmë se kjo është hera e parë që ata bëhen bashkë në një projekt.Pak ditë më parë partneri dhe menaxheri i Arilenës Popi Kola tha se ajo do vijë së shpejti me një projekt të ri që do jetë ritmik, por për momentin nuk kemi detaje të reja.Risjellim në vëmendje se pas pjesëmarrjes së saj në festivalin e RTSH me këngën “Shaj”, që doli edhe kënga triumfuese, Arilena nuk ka publikuar projekte të reja.E njëjta gjë vlen edhe për Albanin, i cili ndryshe nga sa jemi mësuar këtë vit nuk ka qenë shumë aktiv me prurje të reja.

Projekti i tij i fundit erdhi 5 muaj më parë, në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe titullohet “Parajsa ime”.

Albani dhe Arilena janë njohur në “X Factor Albania 2”, ku këngëtari ishte pjesë e jurisë, kurse Arilena konkurrente. Ajo ngriti kupën e atij edicioni të kompeticionit, që i hapi asaj rrugën drejt industrisë së muzikës.

Voili, sot ajo po bashkëpunon me Albanin, me të cilin ka edhe miqësi të fortë.

Të këshilluara

Miley Cyrus flet për varësinë ndaj alkolit

Miley Cyrus ka treguar së fundmi se gjatë pandemisë së Covid-19 që ka patur probleme me alkoolin. Në një intervistë, këngëtarja e njohur tregoi se ajo bëhet ...

13:45

Loredana sjell këngën e re (Video)

“Gangster” mban titullin kjo këngë, e cila vjen për fansat në gjuhën gjermane.Ajo e solli këtë projekt muzikor për fansat e saj në orët e para të datës 27 nënto...

09:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI