Flash

30-vjetori i ditëlindjes së Rita Orës (FOTO)

Lapsi.al 27 November 2020
30-vjetori i ditëlindjes së Rita Orës (FOTO)
Rita Ora, ka festuar dje (e enjte) ditëlindjen e saj të 30-të. Me rastin e këtij jubileu, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj. Familja e këngëtares kishin realizuar një festë ekstra në shtëpinë e këngëtares në Londër, duke festuar edhe me pijen e saj më të re “Prospero Tequila”, e cila këtë javë filloi shitjen në Mbretërinë e Bashkuar.
Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga festa e familjarëve të ngushtë, e realizuar në shtëpinë e Ritës. Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton mbylljen e dytë totale në periudhë katër javore shkaku i pandemisë, familja e kishin të pamundur të festonin ditëlindjen e Ritës jashtë ambienteve të shtëpisë.
 Rita ka qenë shumë e suksesshme gjatë dekadës së saj të tretë, kur edhe debutoi në skenën e muzikës në moshën 21 vjeçare, teksa duket se është gati për suksese të tjera që e presin si muzikante por edhe biznesmene në dhjetëvjetorin e dekadës së saj të katërt.

Të këshilluara

Loredana sjell këngën e re (Video)

“Gangster” mban titullin kjo këngë, e cila vjen për fansat në gjuhën gjermane.Ajo e solli këtë projekt muzikor për fansat e saj në orët e para të datës 27 nënto...

09:39

Ndahet nga jeta ish banori i Big Brother

Mbretëria e Bashkuar është tronditur nga vdekja e Haevy D (Colin Newell), një ish-banor i “Big Brother Celebrity” i cili humbi jetën në rrethana misterioze. Is...

19:22

Zendaya shfaqet me look të ri (Foto)

Nga gërshetat e mrekullueshme, modeli i fitores në Emmy , te fijet bionde – ajo i ka bërë të gjitha. Tani, Zendaya ka ardhur me një prerje të viteve ’50 në n...

19:05

Arsyet pse duhet të shihni ‘The Crown’

Sezoni i katërt i serialit është ndër më të komentuarit dhe nëse nuk jeni bërë mbarë ta nisni, ja disa arsye që do t’ju bindin 1 – Vetë mbretërorët! Gjithë bot...

17:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI