Flash

Komediani kërkoi që të anulonte shfaqjen, Netflix pranoi për këtë arsye

Lapsi.al 26 November 2020
Komediani kërkoi që të anulonte shfaqjen, Netflix pranoi për

David Khari Webber Chappelle a.k.a Dave Chapelle është komedian, aktor dhe producent amerikan. I cilësuar zakonisht si "poetikisht i pa filtruar", Chappelle është një nga komedianët më të talentuar të brezit të tij. Ka fituar çmime Emmy, Grammy dhe çmimin Mark Twain që konsiderohet si më prestigjozi në Amerikë përsa i përket komedisë. Shfaqja e tij "The Chappelle Show" ka qenë tepër e suksesshme dhe është e kuptimtë të mendosh që një komedian si ai të ketë fitime nga shfaqja e tij, por mesa duket nuk është rasti.

Në një video 18-minutëshe në Instagram, ai foli për kontratën që nënshkroi me Comedy Central, kur ishte një i ri 28-vjeçar pa lekë dhe i dëshpëruar për të gjetur zgjidhje. Në kontratë, Dave nënshkroi se nëse ai largohej nga shfaqja, nuk paguhej më. ViacomCBS, e cila ka në zotërim Comedy Central, vendosi ta transmetonte shfaqjen në Netflix dhe HBO Max. Për të dyja rastet, ai jo vetëm që nuk u pyet, por as u pagua. Kujtojmë se HBO e ka refuzuar Chappelle-n vite më parë, ndërsa së fundmi po transmeton shfaqjen e tij.Në vijim, Chappelle flet për momentin kur i kërkoi Netflix që të ndalonte transmetimin e shfaqjes. Netflix pranoi, pavarësisht se kishte të drejtat për ta transmetuar dhe ligjërisht ishte korrekt.

Por nga ana tjetër, Netflix ka prodhuar disa shfaqje të suksesshme të Chappelle të cilat janë vlerësuar me çmime, si albumi komedi “The Age of Spin and Deep in the Heart of Texas”, fitues i Grammy. Inc Magazine vë në dukje se Neflix – duke hequr dorë nga të ardhurat dhe nga vlera e shtuar që do t’i jepte platformës përmes shfaqjes së komedianit – ra dakord, sepse ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve është e rëndësishme, edhe në biznes.

Të këshilluara

Megan Fox paraqet kërkesën për divorc

Megan Fox ka bërë zyrtarisht kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Brian Austin Green, sipas një raportimi. Për TMZ, duke cituar dokumentet e gjykatës, ...

15:51

Rita Ora feston sot 30-vjetorin

Këtë vit, Rita “ndryshoi prefiks”. Këngëtarja ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990, pra, sot Rita mbush plot 30 vjeç!E para që e ka uruar në rrjete sociale isht...

13:59

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI