Flash

Flet Loredana pas gjithë asaj çfarë u aludua për Mozzik

Lapsi.al 26 November 2020
Flet Loredana pas gjithë asaj çfarë u aludua për Mozzik

Mbrëmjen e kaluar u publikua pjesa e parë e dokumentarit të Loredanës, ku u konfirmua njëherë e mirë se ajo dhe Mozzik janë rikthyer bashkë.Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet.

Reperi shprehet në një moment se:

Sa i përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkrujt. Kanë fol e shkrujt gjithçka.Mendoj se gjithçka që na ka mbajt bashkë është se kena jetu shumë sene bashkë.”

Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë. Pikërisht këtë tatuazh në gishtin e mesit që s’na e kishte treguar më herët, Loredana na e tregoi pikërisht sot, pas zhurmës së madhe mediatike që bëri dokumentari i saj.

Në InstaStory, reperja i tregoi të gjithëve gishtin e mesit, ku dukej fare mirë tattoo-ja i emojit të buzëqeshur të partnerit të saj Mozzik. Me këtë veprim, ajo i vendosi kapakun të gjitha aludimeve duke konfirmuar kështu se ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë.Pas pjesës së parë janë edhe 3 pjesë të tjera që do shohim në vijim nga dokumentari, ku ndoshta ata kanë zbardhur më shumë rreth asaj që ka ndodhur. Loredana po ashtu ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe në dhjetor, të titulluar “Medusa”. Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit. Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik. Deri tani janë publikuar 3 këngët e para të albumit, teksa pritet të publikojë edhe një këngë me Mozzik.

Të këshilluara

Rita Ora feston sot 30-vjetorin

Këtë vit, Rita “ndryshoi prefiks”. Këngëtarja ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990, pra, sot Rita mbush plot 30 vjeç!E para që e ka uruar në rrjete sociale isht...

13:59

Publikohet dokumentari i Loredanës

Ashtu sikurse pritej Loredana ka publikuar ditën e sotme pjesën e parë të dokumentarit duke konfirmuar ribashkimin e saj me Mozzik.Në videon e publikuar në rrje...

10:15

Stresi flet për miqësinë me Noizyn dikur

Noizy dhe Stresi njihen botërisht për historinë e tyre, në bazë të së cilës qëndron një miqësi e prishur. Dy çunat kanë qenë shokë vite më parë, por për arsye ...

09:22

The Weeknd: Grammys jnë të korruptuar

The Weeknd i ka akuzuar organizatorët e ‘Grammy Awards’ duke i etiketuar si të korruptuar, pasi nuk ka marrë asnjë nominim për ceremoninë e vitit 2021. Është...

19:54

Ndahet nga jeta këngëtari Hal Ketchum 

Hal Ketchum ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeç, pasi humbi betejën me sëmundjen e Alzheimerit. Ishte gruaja e Hal, Adrea që bëri të ditur lajmin e hidhur, në...

16:03

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI