Dy netë më parë, “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë dhe Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce me 6 të tillaMirëpo pas bërjes së tyre publike, duket se ka pasur të pakënaqur, një ndër ta këngëtari me famë botërore, The Weeknd. Ky i fundit e ka cilësuar “Grammys” si eventin më të korruptuar, sepse këtë vit ai nuk është nominuar në asnjë kategori, pavarësisht se ka dominuar listat botërore të muzikës me hitet e tij.
“Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“, ka shkruar The Weeknd.
![]()
Reagimi i The Weeknd është mbështetur edhe nga reperi Drake, i cili s’ka vonuar shumë dhe ka shprehur gjithashtu publikisht pakënaqësitë e tij.
Në një postim të gjatë në Instastory, Drake tregon ndër të tjera se ka pritur që ndarja e çmimeve “Grammy” të ndryshojë, por në fakt ka kuptuar se s’ka për të ndryshuar kurrë.
![]()
Më pas, ai ka etiketuar në një tjetër postim edhe disa emra artistësh që medoi se u injoruan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Lil Baby, PartyNextDoor, Popcaan Pop Smoke dhe Nicki Minaj ishin disa prej emrave të tij.
![]()