Flash

Flokët e Margaret Thatcher janë cilësuar si "armë" e fuqishme politike

Lapsi.al 25 November 2020
Flokët e Margaret Thatcher janë cilësuar si "armë"

Portretizimi që i bënë Gillian Anderson ish-kryeministres së ndjerë Margaret Thatcher, në serialin 'The Crown', na sjellë në vëmendje forcën që kishte 'Zonja e Hekurt'. Jo vetëm në vullnet dhe politikë por dhe në mënyrën se si ajo i stilonte flokët. Frizura e saj e palëvizshme, nuk ishte rastësi, por një 'armë' e ndërtuar me kujdes për të dhënë imazhin e saj të hekurt, gjë që nuk është e pazakontë për gratë në pushtet, veçanërisht kur ato janë më të shumta se burrat e fuqishëm.Flokët kanë një fuqi si asnjë aksesorë tjetër, veçanërisht nëse modeli i tyre është i njejtë gjatë gjithë kohës, kthehen në një simbol për karakterin tuaj. Në të vërtetë, nëse Margaret Thatcher do të kishte një model të zakonshëm flokësh, ndoshta në gjatësinë e shpatullave, ka gjasa që ajo mos ta transmetonte në mënyrën e duhur imazhin e 'Zonjës së Hekurt'.

Një model i fuqishëm i flokëve ka nevojë për dy elemente për të imponuar ndjenjën e përuljes: lartësinë dhe ngurtësinë. Shtimi i vëllimit joproporcional në kurorën e kokës ju jep një ndjenjë madhështie në pamjen tuaj të përgjithshme.Natyra e ngurtë dhe e palëvizshme e flokëve të Thatcher tregonte se ajo nuk përulej lehtë, si edhe të japin mesazhin e padepërtueshmërisë.

Modeli 'famëkeq' i flokëve të Margaret Thatcher nuk është krijuar për t'u pëlqyer dhe prandaj rrallëherë merret si frymëzim. Sidoqoftë, parukierë të njohur parashikojnë një rikthim të këtyre modelesh flokësh në 2021-shin. Andreas Wild nga salloni i flokëve të Larry King në Londër thotë: "Në vitet 1980-të gratë ishin më të guximshme me flokët e tyre. Covid na ka detyruar të futemi në modele më të thjeshta dhe të zakonshme, por, nga bisedat që po bëj me klientët e mi, shumë prej tyre janë gati të eksperimentojnë përsëri. Unë mund të shoh një kthim në modelet e flokëve me shumë volum vitin e ardhshëm - kjo tashmë po ndodh në industrinë e modës dhe muzikës."

Të këshilluara

Jennifer Lopez pozon nudo

Duket se Jennifer Lopez u drejtua në platformën e mediave sociale për të na lajmëruar rreth një kënge të re, duke e tërhequr vëmendjen tonë përmes një postimi '...

14:05

Shake për Studio 2054 Dua Lipa

Me siguri duhet të jeni informuar për koncertin multidimensional, virtual të Dua Lipës, në livestreaming nga Studio 2054, në 27 Nëntor, në orën 21:30 në platfor...

13:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI