Flash

Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e bebit

Lapsi.al 25 November 2020
Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë

Chrissy Teigen dhe John Legend, gjatë intervistës së fundit kanë folur për herë të parë për humbjen e djalit të tyre pak kohë më parë.

Muajin e shkuar, Chrissy konfirmoi se shtatzënia e saj përfundoi pas disa komplikimesh dhe hemoragjisë që i shkaktoi humbjen e foshnjës. Lajmin e bëri të ditur përmes disa fotosh të shkrepura gjatë momenteve të shokut, të cilat u pasuan me reagime nga më të ndryshme nga publiku. Në intervistën e fundit, John u shpreh se ishte pafund mirënjohës që Chrissy vendosi ta ndajë publikisht historinë e saj sepse mbështetja që kanë marrë prej njerëzve ishte e jashtëzakonshme. "Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë."

Ndërkohë Chrissy shtoi:"Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Eshtë e pabesueshme." Përsa i përket fotove të publikuara, Chrissy pranoi se fillimisht për këngëtarin ishin të sikletshme, por pjesa e komenteve negative nuk ka asnjë rëndësi për të.

Në fund të të gjithave, John pohoi se gjithë çfarë ndodhi ka shtuar dashurinë e tyre në çift.

 

Të këshilluara

Justin Bieber problem me nominimet pë Grammy

Justin Bieber  nuk ka vendosur se cilës kategori i përket albumi i tij “Changes” pasi albumi i tij i pestë mori një nominim për Grammy të martën (24 nëntor) për...

09:06

Barack Obama tregon si shpëtoi martesën

Në librin e tij të kujtimeve, “A Promised Land” (Një tokë e premtuar), ish-presidenti Barack Obama zbuloi se si të qenurit në Shtëpinë e Bardhë e tensionoi mart...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI