Flash

Reagon reperi shqiptar pasi u tha se terroristi i Vjenës u frymëzua nga kënga e tij

Lapsi.al 24 November 2020
Reagon reperi shqiptar pasi u tha se terroristi i Vjenës u frymëzua

Në fillim të këtij muaji Vjena u trondit nga një sulm terrorist, nga i cili mbetën të vrarë 4 persona e u plagosën disa të tjerë. Njëri nga autorët e ngjarjes së rëndë ishte jetë Kujtim Fejzullahi, me origjinë shqiptare nga Maqedonia dhe që kishte qenë i dënuar më parë për terrorizëm në vitin 2019.

Së fundmi kjo ngjarje është rikthyer sërish në vëmendje nga mediat e huaja, të cilat raportojnë se terroristi shqiptar ishte frymëzuar për sulmin nga kënga e një reperi me origjinë shqiptare po ashtu. Sipas mediave, kënga “AK-47” e  reperit Nushi në bashkëpunim me Beraton ka frymëzuar terroristin për të kryer aktin ekstrem.

Pas këtyre fjalëve ka reaguar menjëherë Nushi. Ai shprehet se për të ngjarja në Austri ka qenë vërtetë tronditëse dhe se nuk mund të ndodhë kurrsesi që një person të frymëzohet për të bërë një veprim të tillë nga një këngë.

“Çdo projekt i imi është i bazuar në realitet, e në ngjarje që fatkeqësisht ndodhin, e sidomos viteve të fundit që është shpeshtuar tej mase. Për mua ka qenë mjafte e dhimbshme ngjarja e fundit, shpresoj mos të ndodhin më kurrë. E, kjo e fundit nuk duhet të jetë asnjëherë inspiruese për të rinjtë sot, e aq më pak për të kryer sulme terroriste e duke vrarë njerëz të pafajshëm, e megjithëkëtë duke dëgjuar këngën time, jam i shokuar… Duhet me qenë kogja psikopat që të inspirohesh në këngë e pastaj të kryesh sulme terroriste, kjo është absurde. Pasi që ka javë që mediat europiane po shkruajnë për këtë ngjarje mua me vjen vërtetë keq që jam përfshirë me këngën time në këtë tragjedi, madje që është cekur në mediat e huaj emri edhe kënga ime “AK-47”, e siç e cilësohet nga ta “këngë inspiruese”. Më vjen shumë keq për familjet e viktimave në Austri edhe i shprehi ngushëllime të sinqerta. Zoti qoftë me ju!”, shkruan reperi.

Të këshilluara

Tayna sjell projekt të ri muzikor (Foto)

Tayna, viteve të fundit ka bëjë bujë në industrinë muzikore. Që në paraqitjen e saj të pare, reperja ka dëshmuar se ka talent, duke grumbulluar kështu me mij...

15:49

Bad Bunny rezulton me Covid 19

Një lajm i tillë ka ardhur nga një përfaqësues i tij, i cili e justifikoi mungesën e tij në evenimentin e ‘American Music Awards 2020’, shkruan Daily Mail. R...

14:24

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI