Flash

Si qëndron e vërteta e fituesit të Festivalit të RTSh-së

Lapsi.al 24 November 2020
Si qëndron e vërteta e fituesit të Festivalit të

Shumë portale shqiptare shkruan dje se fituesja e Festivalit të Këngës ishte zgjedhur dhe ishte Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Sipas po të njëjtave media, juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Në këto media thuhej se anëtarët e jurisë i dhanë 322 pikë këngës "Karma", kënduar nga Anxhela Peristeri. Vendin e dytë e zuri “Nënë” e Viktor Tahiraj me 266 pikë dhe vendin e tretë “Më jep jetë” nga Gjergj Kaçinari, me 245 pikë. Ndërsa kënga “Zjarri im” nga Era Rusi përfundoi e fundit me 0 pikë.

I kontaktuar nga abcnews.al, drejtori i RTSH-së, Martin Leka ka mohuar zërat duke e quajtur të pamundur diçka të tillë, pasi festivali nuk është mbajtur ende.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor”, u shpreh Leka, duke shtuar se as anëtarët e jurisë nuk janë ata që u përfolën në portale. “Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë. U bëj thirrje portaleve të mos merren me intriga dashakeqe, po të tregon transparentë”, -përfundoi ai.

Festivali i Këngës do të mbahet për herë të parë pa orkestër, pranë Sheshit "Italia" në Tiranë, në ambient të hapur

Të këshilluara

Bad Bunny rezulton me Covid 19

Një lajm i tillë ka ardhur nga një përfaqësues i tij, i cili e justifikoi mungesën e tij në evenimentin e ‘American Music Awards 2020’, shkruan Daily Mail. R...

14:24

Çfarë u pa në serialin “Gucci Fest”

Një javë më parë, Gucci njoftoi se do të publikonte “Ouverture of Something That Never Ended”, një mini-serial me shtatë seri që tregon aventurën e aktores ital...

09:53

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI