Flash

Kiara Tito dhe Young Zerka çifti i ri i showbiz? Çfarë thotë moderatorja

Lapsi.al 17 November 2020
Kiara Tito dhe Young Zerka çifti i ri i showbiz? Çfarë

Prej dy ditësh Kiara Tito po përflitet për një romancë të mundshme me Young Zerkën.

Shkaku?

Gjithçka nisi nga fotot e çiftit në Instagram, ku të ftuar në “Shiko Kush Luan” ata ishin “date-i” i njëri-tjetrit.

Madje “Panorama Plus” raportoi se kanë qenë burime pranë çiftit që kanë deklaruar se kjo ishte dhe arsyeja pse Luana i ftoi të dy në emision, në mënyrë që të kishte ekskluzivitetin e lidhjes së tyre në programin e saj.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i parë i Kiarës lidhur me këto zëra.

Ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku sigurisht është pyetur edhe rreth kësaj teme, por ajo  ka zgjedhur të tregohet “diplomate” dhe mos të japë përgjigje.

“Ç’thonë kështu për ty dhe Zerkën?”- ka pyetur fansja, teksa Kiara është përgjigjur: ” E pra, ç’bëhet kështu? Kur do na vijë kjo e shtuna mbrëma?”

Edhe ne mezi po presim të shtunën për të zbuluar se ç’ka në të vërtetë mes tyre, ndonëse mendojmë se lidhet me ndonjë lojë të emisionit.

Disa muaj më parë, Young Zerka i dha fund lidhjes 5-vjeçare me Ronela Hajatin dhe që pas ndarjes, s’kemi asnjë zhvillim të ri nga jetët e tyre private.

Ndërkohë Kiara bëhej shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të marrëdhënies së saj me këngëtarin Butrint Imeri.

Megjithëse lart e poshtë qarkullonin foto të dyshes që frekuentoheshin shpesh bashkë, ata nuk e pranuan asnjëherë të kishin pasur diçka me njëri-tjetrin.

Të këshilluara

Miley publikon listën e plotë të albumit

Albumi i saj i ardhshëm, i cili pritet të publikohet në fund të nëntorit, përfshin emra të mëdhenj të muzikës përfshirë këtu, Dua Lipën, Billy Idol dhe Joan Jet...

19:06

Plagoset nga grabitësit reperi amerikan

Reperi, emri i vërtetë si të cilit është Jeremie Damon Pennick, kishte vizituar dyqanin me disa miq, teksa hajdutët mbërritën, shkruan Mirror. Shkrepjet janë...

14:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI