Flash

Bebe Rexha tregon për emocionet e aktrimit në film

Lapsi.al 16 November 2020
Bebe Rexha tregon për emocionet e aktrimit në film

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë e pranishme mbrëmë (e shtunë) në evenimentin madhështor të ndarjes së çmimeve, “People’s Choice Awards”.

Ajo mori vëmendje me dukjen ekstravagante, teksa prezantoi njërin prej çmimeve që i takonte emisionit Ellen DeGeneres. Bukuroshja nga Dibra po ashtu ka folur haptazi në lidhje me debutimin e saj në aktrim, ku javë më parë njoftoi se do jetë pjesë e “Queenpins”. “Do të fillojë me xhirime këtë javë”, tha ajo. “Kështu që Kristen Bell dhe Vince Vaughn shpresoj se nuk do të ngatërrohen me këtë”.

Bebe tha se është ‘e vështirë të aktrosh dhe të këndosh’, por ajo ka qenë një ‘bletë e zënë’ duke marrë mësime aktrimi përmes ‘Zoom’. “Unë jam duke bërë pjesën time në makinë, duke bërë një skenë ngasjeje”, shtoi ajo. “Me të vërtetë është argëtuese”. Së bashku me angazhimin në film, ylli theksoi se ka qenë e vështirë për të punuar në muzikë, duke përmendur bashkëpunimin e saj të fundit “Baby, I’m Jealous” me Doja Cat.

Të këshilluara

Plagoset nga grabitësit reperi amerikan

Reperi, emri i vërtetë si të cilit është Jeremie Damon Pennick, kishte vizituar dyqanin me disa miq, teksa hajdutët mbërritën, shkruan Mirror. Shkrepjet janë...

14:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI