Flash

Pas 10 vitesh, ndahen çifti i njohur i aktorëve

Lapsi.al 15 November 2020
Pas 10 vitesh, ndahen çifti i njohur i aktorëve

Olivia Wilde dhe bashkëshorti i saj, Jason Sudeikis i kanë dhënë fund martesës pas 9 vite bashkë.

Sipas People, ndarja e çiftit ka ndodhur që prej fillimit të 2020-ës, por vetëm tani lajmi është bërë publik. Thuhet se dyshja ruan marrëdhënie miqësore dhe bashkëprindërimi është qëllimi kryesor i të dyve. Aktorja dhe ish-partneri i saj u lidhën në nëntor të 2011-it, për t'u martuar në 2013-in. Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali 6-vjeç dhe vajzës 4 vjeçare. Pavarësisht ndarjes pas pothuajse një dekade bashkë, qëllimi kryesor i tyre nuk ka qenë martesa, por të qënit gjithnjë të bashkuar. "Ne jemi seriozisht shumë të lidhur me njëri tjetrin. Para se të vijnë fëmijët, martesa është përfshirje dhe premtim që ju i bëni njëri tjetrit, pastaj kur bebat vijnë, gjërat ndryshojnë. Je automatikisht i lidhur dhe premtimet duhen mbajtur."- tregon Wilde për Net-A-Porter.

Të këshilluara

Mozzik dhe Elvana drejt një bashkëpunimi

Nëse jeni fansa të dy artistëve mund të gëzoheni sepse ata kanë bashkuar forcat dhe janë gati ta djegin me projektin e përbashkët. Elvana na ka munguar gjit...

11:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI