Flash

Taylor Swift flet si rrallë herë për lidhjen e dashurisë

Lapsi.al 14 November 2020
Taylor Swift flet si rrallë herë për lidhjen e dashurisë

Taylor Swift e mban marrëdhënien e saj larg syve të publikut dhe nuk preferon të diskutojë në lidhje me të në publik.

Të njëjtën gjë bën edhe partneri i saj Joe Alwyn, i cili gjithashtu është treguar shumë diskret rreth romancës së tyre.

Megjithatë, e gjendur përballë Paul McCartney për coverin e ri të kopertinës Rolling Stone, këngëtarja ka thyer pak rregullin e saj dhe ka thënë disa gjëra mbi raportin e tyre.

Kështu, ajo ka thënë se Alwyn është i vetëdijshëm se si fama mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e tyre.

Artistja me famë botërore u shpreh se media ka respektuar privatësinë e saj, sepse pavarësisht dëshirës që ajo ka për ta mbajtur larg syve të publikut lidhjen, nuk mund të kontrollojë lajmet apo fotografët.

“E di që ju keni bërë një punë vërtet të shkëlqyeshme lidhur me lajmer për jetën tuaj personale. Ndërhyrja në jetën e një personi që nuk është figurë publike është e frikshme dhe e papërshtatshme. Sidomos, po t’i shtosh kësaj faktin se ai është lidhur me një person shumë të famshëm. Unë, shpesh mund të kontrolloj se si jam si person dhe sa normal veproj dhe racionalizoj gjërat, por nuk mund të kontrolloj nëse mediat publikojnë fotot tona, apo nëse fotografët ndjekin makinën tonë apo ndërhyjnë jetën tonë. Unë nuk mund ta kontrolloj nëse do të ketë një titull të rremë të çuditshëm për ne në lajmet nesër.“- u shpreh ajo.

See the source image

Kur u pyet nëse Alwyn i kupton vështirësitë e të qenurit në krah të një ylli botëror, Swift tha, “Ai absolutisht e kupton”, teksa shtoi se kjo marrëdhënia e ka mbajtur me këmbë në tokë larg vëmendjes mediatike dhe afër jetës reale.

“Por unë mendoj se duke e njohur atë dhe duke qenë në marrëdhënien që jam tani, unë kam marrë vendime që e kanë bërë jetën time më afër jetës së vërtetë dhe më pak si thjesht një histori për t’u komentuar në tabloidet. Ideja e privatësisë duket kaq e çuditshme kur përpiqesh të shpjegosh, por në të vërtetë është thjesht përpjekje për të gjetur copa normaliteti”.

Të këshilluara

Capital T publikon këngën e re (Video)

Capital Tështë tejet aktiv në rrjete sociale, ku përkundër postimeve për karrierën, njofton fansat edhe për përditshmërinë e tij. Sidoqoftë kësaj, në një vid...

17:59

Harry Styles, me fustan në revistën Vogue

Harry Styles, është bërë mashkulli i parë që ka pozuar në kopertinën e revistës amerikane “Vogue”. Pasi që theu ‘akullin’, ai ka zgjedhur që të vishet më ndr...

17:17

Zbulohet data e xhirimeve të Friends

“Ribashkimi i ‘Friends’ po planifikohet për fillimin e marsit”, shkroi ai të enjten në Twitter. “Duket sikur kemi një vit të ngarkuar. Dhe kjo është mënyra s...

16:15

Rita Ora flet pa doreza rreth jetës private

Besojeni ose jo, po Rita Ora për pak ditë feston 30-vjetorin. Këngëtarja duket se ka nisur të bëjë bilancin e viteve që po lë pas dhe ka treguar se ka mësuar sh...

15:01

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI