Flash

Rita Ora flet pa doreza rreth jetës private

Lapsi.al 13 November 2020
Rita Ora flet pa doreza rreth jetës private

Besojeni ose jo, po Rita Ora për pak ditë feston 30-vjetorin. Këngëtarja duket se ka nisur të bëjë bilancin e viteve që po lë pas dhe ka treguar se ka mësuar shumë nga gabimet që ka bërë në të 20-tat e saj.

“Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë. Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt”, ka thënë Rita në një intervistë për “Standard”. Ajo ka treguar se shpesh ka pasur probleme për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga ana e publikut.

“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani’”, është shprehur artistja me origjinë shqiptare.

Ajo ka shtuar se në këtë rrugëtim të vështirë e kanë ndihmuar shumë familja e miq të saj të mirë.

“U bëra pjesë e kësaj industrie dhe jam shumë mirënjohëse për kaq sa kam arritur deri tani me shumë menaxhim. Jam shumë me fat që kam nënën dhe motrën time, me të cilat kam punuar që nga fillimi dhe më kanë mbrojtur”, ka treguar Rita.

Të këshilluara

Fansat reagojnë ashpër ndaj Khloe Kardashian

Khloe Kardashian është përballur me një reagim të ashpër nga fansat e saj, pasi ajo ka shprehur publikisht dëshirën për të organizuar një festë për Krishtlindje...

13:18

Capital T dhe Kida drejt një bashkëpunimi

“Je m’appelle Kidda” u kthye në refrenin e verës 2020 dhe vëmë bast se të gjithë e keni dëgjuar këtë këngë. Këngëtari i mirënjohur Kida duket se së fundmi po sj...

10:03

Dj Tiesto bëhet baba për herë të parë

Tiesto dhe gruaja e tij, modelja Annika Backes, 24 vjeç, mirëpritën fëmijën e tyre të parë, dhe lajmin e bukur e kanë ndarë me fansat në rrjetet sociale. Çifti,...

08:41

Fustani i dekadës ai i Kate Middleton

Në mars të vitit 2019, duka dhe dukesha e Cambridge, princ William dhe Kate Middleton, vizituan Guinness Storehouse në Dublin, Irlandë, ndërkohë që së fundmi fu...

20:19

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI