Flash

Shqiptarët me tetë zëvendësministra në qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 16 September 2020
Shqiptarët me tetë zëvendësministra në qeverinë e

Shqiptarët do të përfaqësohen nga tetë zëvendësministra, në qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Ky numër i arritur për herë të parë erdhi si rezultat i pjesëmarrjes më të gjerë të partive shqiptare në koalicionin qeverisës. Në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga 19 dikasteret, 5 zëvendësministra i takojnë BDI-së, dy zëvendësministra 'Lëvizjes BESA' si pjesë e koalicionit “Mundemi” me LSDM-në si dhe një post zëvendësministri i takon PDSH-së. Lista e zëvendësministrave pritet që të kalojë në Kuvend, pas disa ditësh.

Finalizimi i saj pritet nga ana e kryeministrit Zoran Zaev me partitë më të vogla të koalicionit “Mundemi”. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI