Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

DEKLARATA E FORTE/ Pëllumb Pipero: Të prekurit nga Covid janë 2 apo 3 herë më shumë!

Lapsi.al 7 August 2020
DEKLARATA E FORTE/ Pëllumb Pipero: Të prekurit nga Covid janë 2

Mjeku Pëllumb Pipero ka deklaruar se të infektuarit aktivë me Covid-19 në Shqipëri, nuk janë në të vërtetë 2735 siç është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. I ftuar në studion e “AbcNews”, Pipero tha se numri I të infetkuarve në Shqipëri është dy apo trefish më i lartë, por raportohen aq, sepse ata që merren me hetimin epidemiologjik nuk identifikojnë dot të gjithë kontaktet.

“Së paku duhet të ketë dhe 2-3 herë më shumë dhe për shkak të mungesës së kontakteve të cilët nuk i identifikojmë dot. Këto raste potencialisht mund ti konsiderojmë si kandidat për spital. Mjekët e familjes në koordinim me epidemiologët bëjnë të pamundurën për të menaxhuar situatën,”- tha Pipero.

I pyetur për mënyrën se si mjekohen në shtëpi të infektuarit, Pipero sqaroi se mjekëve të familjes u është bërë trajnim në Urgjencën Kombëtare dhe në bazë të fazës së sëmundjes u është dhënë lista e mjekimeve.

“Nxitimi për të dhënë antibiotik pa pasur klinik është i gabuar. Dua të them që mjeku i familjes është trajnuar jo vetëm nga Urgjenca Kombëtare, por edhe nga ne. Janë bërë disa trajnime dhe di të them se i kemi trajnuar dhe ky është një nga avantazhet që ka mjeku i familjes në përballjen me COVID-19. Nuk duhet të nxitohemi, skema për tu përdorur ndryshon sipas fazave të sëmundjes. Ata që kanë nevojë për trajtim u kemi dhënë skema të duhura. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje komunikohet me 127,″- shtoi mjeku.

Në fund, Pipero tha se si ai ashtu edhe mjekët e tjerë janë shumë të lodhur dhe se dita e tyre e punës është shumë e ngarkuar.

Pjesë nga intervista

Pyetje: I keni dhënë një listë ilaçesh që duhet të rekomandojnë?

Pipero: Sqarova se nuk duhet të nxitohemi, skema për tu përdorur ndryshon sipas fazave të sëmundjes. Ata që kanë nevojë për trajtim u kemi dhënë skema të duhura. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje komunikohet me 127.

Ja dilni të përballoni edhe mjekët e familjes që ju marrin në telefon përveç punës në spital, pacientëve apo edhe jetës familjare?

Pipero: E them me sinqeritet se jemi të lodhur. Komunikimi është pothuajse gjatë gjithë ditës si me qytetarët si me pacientët. Dita jonë e punës është totalisht e ngarkuar. U bë pothuajse 4-5 muaj që spitali i sëmundje infektive ka një ngarkesë shumë më të madhe. Më parë kemi pasur shtrime të larta por kanë qenë edhe familjarë që iu vinin në ndihmë të afërmve të tyre, por me këtë sëmundje të gjithë ngarkesën e përballon personeli shëndetësor.

Ju jeni kontaktuar nga njerëz që kanë nevojë për konsulentë dhe që mjeku i familjes nuk i përballon dot?

Pipero: Asnjë nuk më ka thënë që mjeku u familjes nuk është përgjigjur. Angazhimi jonë është në maksimum. Menaxhimi i pandemisë ka shumë vend për tu përmirësuar. Në këto situatë pandemie duhet të pyeten më shumë specialistët.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. 189 viktima, 2735 pacientë me Covid-19 dhe 3227 të shëruar, ku është bilanci i deritanishëm. Gjatë 24 orëve të fundit humbi jetën edhe një 58-vjeçar nga Tirana, ndërkohë 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43