Flash

VIDEO/ Lot dhe ngashërima nga guvernatori i Bejrutit: Të qëndrojmë të fortë, por kjo është shumë...

Lapsi.al 4 August 2020
VIDEO/ Lot dhe ngashërima nga guvernatori i Bejrutit: Të

Guvernatori i kryeqytetit libanez të Bejrutit, Marwan Abboud, u shfaq në lot ndërsa iu drejtua gazetarëve disa orë pasi shpërthimit masiv që goditi qytetin këtë mbrëmje, 4 gusht.

Zyrtari libanez, i rrethuar nga anëtarët e ushtrisë, tha se erdhi në kërkim të 10 zjarrfikësve që u zhdukën në detyrë dhe se nuk kishte asnjë informacion rreth tyre.

Shpërthimi “është i ngjashëm me atë që ndodhi në Japoni, në Hiroshima dhe Nagasaki”, tha Abboud, duke shtuar se ai kurrë nuk kishte parë një shpërthim të një madhësie të tillë.

“Unë kurrë nuk kam parë një shkatërrim kaq të madh. Kjo është një fatkeqësi kombëtare, kjo është një fatkeqësi për Libanin . ”

“Ne duhet të qëndrojmë të fortë, duhet të qëndrojmë të guximshëm … por kjo është shumë …”, tha Abboud duke mos i përmbajtur lotët.

Kur u pyetën për informacionin në lidhje me shpërthimin, ai tha se në mendjen e tij nuk kishte asgjë tjetër përveç “katastrofë”.

https://twitter.com/i/status/1290689041168502790

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43