Flash

Shpërndante drogë në zonën e ‘Astirit’, prangoset 32-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 30 October 2019
Shpërndante drogë në zonën e ‘Astirit’,

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke shpërndarë doza kokaine në zonën e Astirit.

Policia thotë se 32-vjeçari A. T., u kap në flagrancë në një lokal, me kokaine, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

"Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; dy shishe me përzierës lënde narkotike; peshore elektronike; dy aparate celulare", sqaron policia.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të këshilluara

Kopshi Botanik, gjykata rrëzon Erion Veliajn

Ditën e sotme gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar pretendimin e bashkisë së Tiranës për të marrë në pronësi kopshtin botanik. Sipas Universitetit të T...

14:31

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI