Flash

Operacioni në doganën e Tiranës, 200 forca policie në terren, 7 të shoqëruar

Lapsi.al 29 October 2019
Operacioni në doganën e Tiranës, 200 forca policie në

7 persona u arrestuan sot në doganën e Tiranës. Në vijim të kontrollit të zhvilluar ditë më parë në Portin e Durrësit, mesditën e sotme kontrolli është përqendruar në doganën e Tiranës, me qëllim kontrollin e personave që hyjnë dhe dalin në doganë, kontrollin e mjeteve dhe mallrave, si edhe të ambienteve dhe lokaleve përreth doganës.

Në operacion u përfshinë 200 forca policie nga FLO, DVP Tiranë dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Për kontrollin e territorit krahas punonjësve të Policisë u përdorën drone dhe qen antidrogë. U kontrolluan 67 kamionë, 23 magazina dhe objekte të ndryshme brenda doganës, 107 automjete dhe rreth 267 persona.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë, e cila do të dërgohet për ekspertim, disa vula të dyshuara si të falsifikuara e sende të tjera të kundërligjshme.

Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 7 persona.

Të këshilluara

Kopshi Botanik, gjykata rrëzon Erion Veliajn

Ditën e sotme gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar pretendimin e bashkisë së Tiranës për të marrë në pronësi kopshtin botanik. Sipas Universitetit të T...

14:31

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI