Flash

Spanjë/ Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës, mes të arrestuarve shqiptarë

Lapsi.al 29 October 2019
Spanjë/ Shkatërrohet grupi i trafikut ndërkombëtar të

Policia e Spanjës goditi një grup kriminal të trafikut të drogës. Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë.

Operacioni në disa faza i titulluar “Bela” në rajonet spanjolle të Andaluzisë dhe Almeries, bëri që në prangat e policisë spanjolle të bien 11 vetë të moshës nga 34 deri 50 vjeç. Të arrestuarit janë italianë, polakë dhe shqiptarë, shkruajnë mediat spanjolle.

Shqiptarët e arrestuar janë elementë të rrezikshëm, të njohur për policinë spanjolle dhe atë europiane. Më i riu prej shqiptarëve të arrestuar, një 34-vjeçar ishte shpallur në kërkim 9 herë të tjera, kurse ndaj bashkëpunëtorit tjetër po shqiptar të 34-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga drejtësia italiane.

Ajo që gjeti policia spanjolle në banesat e të arrestuarve është më tepër nga se mund të imagjinohet. Forcat policore të Spanjës bastisën banesat dhe sekuestruan gjithsej 436 kilogramë bimë marijuhanë. Ata kanë arritur që të sekuestruajnë një shumë prej 246 mijë eurosh kesh, një kamion dhe sende për paketimin dhe peshimin e lëndës narkotike. Policia kishte hetuar grupin që në verën e kaluar, kur ishte kapur një kamion mbushur me 92 kg marijuanë.

Sasia besohet se do të transportohej me automobila të mëdhenj të marrë me qira nëpër destinacione europiane, si Gjermania, Italia dhe Polonia. Operacioni konsiderohet si ndër më të mëdhenjtë të ndërmarrë nga policia spanjolle në kuadër të goditjes të grupimeve kriminale që veprojnë në tregtinë e drogës.

Të këshilluara

Kopshi Botanik, gjykata rrëzon Erion Veliajn

Ditën e sotme gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar pretendimin e bashkisë së Tiranës për të marrë në pronësi kopshtin botanik. Sipas Universitetit të T...

14:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI