Flash

Unaza e Re, shpallen dy kompanitë fituese të tenderit

Lapsi.al 28 October 2019
Unaza e Re, shpallen dy kompanitë fituese të tenderit

Përfundon “Odiseja” e Unazës së Re! Kompanitë “Sallirari” dhe “Bajrami N” me ofertën e bërë me vlerë 1.77 miliardë lekë janë shpallur fitues në tenderin për ndërtimin e Lotit të Parë të Unazës së Re Tiranë.

Fillimisht Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) i skualifikoi dy kompanitë fituese pasi sipas institucionit kishin mungesa në plotësimin e kritereve. Më 23 gusht kompanitë ankimuan vendimin dhe Komisioni i Prokurimit Publik u dha të drejtë, duke i thënë edhe “Po” për marrjen e tenderit.

Tenderi i tretë radhasi për “Lotin 1” të projektit të Unazës së re u hap më 14 qershor dhe u mbyll më 22 korrik. Në tenderin e dytë asnjë kompani nuk doli fituese pasi nuk përmbushinin kriteret.

Për ta bërë projektin më të thjeshtë, u vendos që të ndryshohej dhe në vend të rrethrrotullimit do të ndërtohet një kryëzim me nënkalime dhe mbikalime.

Në tenderin e parë, kompania “DH Albania” fitoi me ofertën prej 18 milion eurosh por projekti u anulua pasi u zbuluar se firma kishte falsifikuar dokumentat. Si pasojë firma është kallëzuar në prokurori për falsifikim dhe mashtrim, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. “DH ALBANIA” funksionon si degë e një kompanie të regjistruar në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara.

Projekti prek edhe shumë banesa e biznese të ndërtuara pranë rrugës, duke bërë që banorët të dalin për në protesta. Prej më shumë se një viti, ata protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre me pretendimin se nuk do të marrin dëmshpërblimin që u takon. I vetmi opsion që u është thënë nga qeveria është pagesa prej një viti e qerasë, kusht që për ta është i papranueshëm.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI