Flash

“Astiri”/ Sekuestrohet kokainë në një lokal, arrestohet 32-vjeçari që e shpërndante

Lapsi.al 28 October 2019
“Astiri”/ Sekuestrohet kokainë në një lokal,

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes të drogave të forta në lokale duke arrestuar një 32-vjeçar e sekustruar një sasi kokaine.

Në kuadër të operacionit të koduar “Astiri”, policia arrestoi 32-vjeçarin A. T., banues në Tiranë.

I riu u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; dy shishe me përzierës lënde narkotike; peshore elektronike; dy aparate celulare.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI