Të dhënat paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 ha dushqe e ah. Ndërkohë prej dy ditësh specialistët e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Bulqizë po përballen me flakët por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre.
Këtë të hënë është nisur drejt zjarrit edhe shërbimi pyjor në Bashkinë Bulqizë, njofton News 24. Drejtori i këtij institucioni tha se fikja e zjarrit po bëhet e pamundur në rrugë tokësore. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.