Flash

Të lidhur me zinxhirë dhe izolant në gojë, banorët e Astirit protestë tek Gjykata e Apelit

Lapsi.al 28 October 2019
Të lidhur me zinxhirë dhe izolant në gojë, banorët e

Banorët e Astirit janë mbledhur sot para Gjykatës së Apelit, e cila do të shqyrtojë ankimimin e 3 protestuesve të arrestuar, për masën e sigurisë ‘arrest me burg', të lidhur me zinxhirë dhe me izolant në gojë.

Duke e cilësuar kështu një protestë të heshtur, banorët bëjnë thirrje që të lirohen 3 të arrestuarit, pasi sipas tyre janë qytetarë të ndershëm që kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre dhe kanë protestuar bashkë me shumë të tjerë.

Avokatët e 3 të arrestuarve, Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skender Doda kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, me argumentin se ata kanë konsumuar të njëjtën vepër penale, sikundër kanë qenë të pranishëm dhe shumë të tjerë që më pas janë lënë të lirë.

Jemi të lidhur me zinxhirë si apel ndaj gjyqësorit. 10 protestuesit e parë që u arrestuan në fillim i liruan. Në komisariatin nr.6 kur u arrestuan policët thanë se ka dhënë urdhër Lleshaj që të arrestohen 10 persona. Besojmë se Apeli do t’i lërë të lirë. Sot lihen në arrest shtëpie ose detyrim paraqitje persona që kanë lidhje me krimin. Nëse nuk lirohen ne do të bllokojmë rrugën dhe do të protestojnë. Ata janë njerëz të pafajshëm dhe nuk mund të mbahen të arrestuar”, tha një nga banorët e Astirit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI