Flash

500 të rinj nisin Shkollën e Policisë, 59 janë vajza

Lapsi.al 28 October 2019
500 të rinj nisin Shkollën e Policisë, 59 janë vajza

Akademia e Sigurisë ka pritur të hënën 500 të rinj, 59 prej tyre janë vajza të cilët nisën rrugëtimin për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Krahas studentëve në programin për patrullë të përgjithshme, studimet në Akademi i kanë nisur dhe 30 të tjerë që do ndjekin kursin e policisë kriminale. Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj premtoi ndërtimin e një kampusi të ri për policët e shtetit, pjesë e së cilës do jetë dhe akademia e sigurisë.

“Projekte madhore janë në zhvillimin për modernizimin e policisë dhe Akademisë ndër të cilët kryeson ai për ndërtimin e kampusit të ri të Policisë së Shtetit, pjesë e së cilës është edhe Akademia e Sigurisë.”, tha ministri Lleshaj.

Ministri tha se së shpejti do të bëhet i publik binjakëzimi i Akademisë me një institucion homolog nga Bashkimi Evropian me qëllim zbatimin e standardeve të të reja për organizmin dhe funksionimin e institucionit.

“Përmes këtij programi intensiv arsimimi dhe trajtimi, qeveria shqiptare dhe Ministria e Brendshme synojnë që Policia e Shtetit të arrijë nivele krejt të larta, të arrijë një profil të ri profesional.”, u shpreh ministri i Brendshem.

Studentët pas përfundimit të studimeve të rinjtë do të përfshihen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI