Flash

Arrestohen tre zyrtarë të policisë në veri të Kosovës

Lapsi.al 24 October 2019
Arrestohen tre zyrtarë të policisë në veri të

Policia e Kosovës njoftoi të enjten se ka arrestuar tre zyrtarë të saj në veri të Kosovës të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas radios “Zeri i Amerikës”, Inspektorati Policor i Kosovës tha në një komunikatë se “arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se ata kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Operacioni që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Kosovës, sipas njoftimit nga Inspektoriati, është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij viti të koduar me emrin “Kontrabanda”, ku ishin arrestuar 19 zyrtarë policor të dyshuar për ​“keqpërdorim të pozitës zyrtare, për veprën penale të krimit të organizuar, për veprën penale të kontrabandimit me mallra, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti etj”.

Operacioni i muajit maj ishte shtrirë në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas dhe ishin arrestuar zyrtarë policorë të përkatësive të ndryshme kombëtare si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.

Gjatë këtij operacioni një pjesëtar i policisë ishte plagosur lehtë në këmbë, ndërsa 4 të tjerë patën pësuar lëndime. Inspektorati Policor i Kosovës tha se që nga fillimi i operacionit në muajin maj të këtij viti, janë arrestuar 25 zyrtarë të saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI