Flash

Krerët e opozitës së bashkuar, takim me zyrtarët e lartë të OSBE-së

Lapsi.al 24 October 2019
Krerët e opozitës së bashkuar, takim me zyrtarët e

Në vijim të debatit për Reformën Zgjedhore, kryetarët e partive të opozitës së bashkuar do të presin nesër në një takim në selinë blu, zyrtarët e lartë të OSBE-së.

Burime nga PD bëjnë me dije se në takimin me kryetarër e partive opozitare, përfshirë kryedemokartin Basha dhe kreun e LSI-së, Monika Kryemadhi, do të jetë Thomas Greminger, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së.

Pjesë e takimit do të jetë edhe Bernd Borchardt, shefi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri; Paul Bekkers, Drejtor, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm, Sekretariati i OSBE-së; Philippe Tremblay, Shefi i Bashkëpunimit të Jashtëm, Sekretariati i OSBE-së dhe Laurentiu Stinga, Zyrtar Kryesor Politik, Prezencë në Shqipëri.

Kujtojmë se sot, bashkekryetari i Komisionit për Reformen Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri i bëri thirrje PD-së të sjellë draftin e saj për reformën, përmes OSBE-së, duke theksuar se “do të bëjmë çmos që propozimet e tyre të merren parasysh”. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI