Flash

(VIDEO) 2 tonë drogë në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Lapsi.al 23 October 2019
(VIDEO) 2 tonë drogë në Spanjë, arrestohen 4 shqiptarë

Policia në Spanjë ka shkatërruar një rrjet të kultimit të kanabisit dhe në pranga kanë rënë 4 shqiptarë.

Kanabisi dhe kampet e trafikantëve ishin ngritur mes pyjeve.

Të akuzuar për kanabisin dhe kampet e trafikantëve janë arrestuar 4 shqiptarë dhe është sekuestruar një sasi prej 2 tonë drogë.

Plantacionet të vendosura në parkun natyror të Sierra Cuenca.

Hetimet kudër trafikantëve të marijuanës nisën në tetor falë sinjalizimeve të banorëve vendorë për praninë e të arrestuarve në komunën Huélamo (Cuenca). Sasia e bimëve dhe bohçeve të marijuanës që u konfiskua arrinin në 2,060 kilogramë. Agjentët sekuestruan gjithashtu edhe 1,600 euro në para të thata, një automjet, katër celularë dhe një peshore elektronike. Në operacion morën pjesë 30 policë.

“Të arrestuarit kishin krijuar një kamp të vogël, i cili u lejonte atyre t’i ruanin plantacionet dhe vendet ku e thanin marijuanën 24 orë në ditë,” shpjegoi policia spanjolle. “Falë bashkëpunimit të qytetarëve, u shkatërruan më shumë se dy ton bimë dhe bohçe marijuane,” shtoi ajo.

Image

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI