Flash

PD nuk merr pjesë në komisionin për reformën zgjedhore

Lapsi.al 23 October 2019
PD nuk merr pjesë në komisionin për reformën zgjedhore

Partia Demokratike nuk do marrë pjesë në tryezën e të enjtes së Reformës Zgjedhore. PD nuk e njeh komisonin për reformën zgjedhore të bashkëdrejtuar nga deputetët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha për News 24 se opozita e bashkuar është e gatshme të kontribuojë për reformën zgjedhore në mënyrë transparente dhe gjithpërfshirëse, por sipas tij komisioni i reformës zgjedhore nuk i garanton këto.

“PD dhe opozita i mbetet qëndrimit publik, të shpallur në tryezën e organizuar nga OSBE. Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për reformën zgjedhore në një mënyrë transparente, gjithpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër. Këto nuk i garanton komisioni, jo-legjitim i reformës zgjedhore”- u shpreh Bardhi.

Që pas djegies së mandateve në muajin shkurt të këtij viti, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha nuk është ulur në tryezën e reformës zgjedhore, duke e quajtur këtë komision ilegjitim.

Të këshilluara

Zjarr në Vaun e Dejës, digjet një banesë

Nja banesë është djegur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona ...

19:32

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI