Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Eurodeputetët dënojnë shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 23 October 2019
Eurodeputetët dënojnë shtyrjen e negociatave me

Liderët e grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian njëzëri e dënuan shtyrjen e vendimit që BE-ja të bëjë hapa të reja në procesin aderues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ne kemi futur në Ballkan doza të stabilitetit, sepse kjo është përgjegjësi e jona”, paralajmëroi lideri i grupit të Partisë Popullore Europiane në PE, Manfred Veber.

Ai gjatë debatit në Parlamentin Europian vlerësoi se as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria nuk e kanë marrë perspektivën që meritojnë.

Kërkuam shumë prej atyre vendeve, ndërsa tani dera iu mbyll para fytyrës. Po e humbim kredibilitetin dhe kjo është serioze”, porositi Veber.

Ai u shpreh në faktin se të gjithë liderët të cilët vijnë nga Partia Popullore Europiane në samitin në Bruksel kanë dhënë mbështetje për zgjerimin, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri holandez Mark Ruthe, të cilët i takojnë opsionit liberal, ishin “vetë kundër të gjithëve”. 

Garsija Peres nga radhët e socialdemokratëve evropianë vlerësoi se zgjerimi mund vetëm të sjell “jetë të re” në BE.

“Pranimi i Ballkanit Perëndimor jo vetëm që do të kontribuojë për stabilitetin në rajon, por edhe stabilitet të tërë BE-së”, theksoi Peres.

Lideri i grupit të liberalëve evropianë, në të cilin gjenden edhe deputetët francezë nga partia e Macronit, Dacian Ciolos deklaroi se zgjerimi duhet të mbetet në zemrën e politikës së BE-së.

“Nuk mund të mendojmë Europë të fuqishme, e të mos jetë e hapur ndaj fqinjëve, veçanërisht ndaj atyre të cilëve besojnë në të ndoshta edhe më fuqishëm sesa disa vende anëtare”, shtoi Cipras.

Ai theksoi se “Europa duhet të mbetet motor i reformave demokratike, ndërsa dera e saj është e hapur”.

Të gjelbrit europianë kanë pasur ndoshta edhe kritika më të ashpra ndaj presidentit francez për shkak të vendimit për ta bllokuar hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përfaqësuesi i Të gjelbërve në PE, Filip Lamberts e theksoi përcaktimin e qartë të vendeve nga Ballkani Perëndimor për t’u inkuadruar në BE.

Vendimin që të mos respektohen obligimet e ndërmarra nga ana e BE-së, Lamberts e vlerësoi si “gabim serioz të Këshillit Europian” dhe kërkoi nga Unioni të bëjë punë reale nëse ekziston vullnet politik për këtë.

Nëse ju kujtohet, Emanuel Macronin e përshëndetëm si një europian të madh. Por me kalimin e kohës e kuptuam se nuk është as i madh, as europian”, konkludoi Lamberts.

Kryetarët ende aktual të Këshillit të Europës dhe të Komisionit Europian, Donald Tusk dhe Jean Claude-Junker në fjalimin e tyre të fundit në Parlamentin Europian theksuan se përçarja e vendeve anëtare rreth hapave të reja në procesin e zgjerimit të BE-së është “gabim i madh”. 

Të këshilluara

Zjarr në Vaun e Dejës, digjet një banesë

Nja banesë është djegur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona ...

19:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI