Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Përjashtohet nga gara për Gjykatën e Lartë Theodhori Sollaku

Lapsi.al 23 October 2019
Përjashtohet nga gara për Gjykatën e Lartë Theodhori Sollaku

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk do të kandidojë për Gjykatën e Lartë. Ky vendim është marrë një ditë më parë nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sollaku u shkarkua në vitin 2007 nga Prokuror i Përgjithshëm, ndërsa tani ka afat 5 ditë për të ankimuar vendimi e KLGJ në Apelin Administrativ.

Mësohet se shkak për përjashtimi nga gara për Sollakun është bërë largimi nga posti i kryeprokurorit 12 vite më  parë.

Emrat që vijojnë garën për Gjykatën e Lartë janë; Rezarta Melo; Ervin Pupe; Kestrin Katro; Sokol Sadushaj; Ilir Panda; Ardita Alsula; Jetmira Rragami. Fillimisht në garë për Gjykatën e Lartë  kanë qenë 22 kandidatë, ndërsa KLGJ-ja pasi verifikoi me detaje të gjithë veprimtarinë e tyre, vendosi të kualifikojë vetëm 8 prej tyre.

Tashmë me “skualifikimin” e Sollakut, në garë aktualisht janë edhe shtatë kandidatë të tjerë. Gjykata e Lartë sipas ligjit duhet të këtë në organikën e saj 19 anëtarë, 16 gjyqtarë karriere  dhe tre nga radhët e juristëve të spikatur.

Të këshilluara

Zjarr në Vaun e Dejës, digjet një banesë

Nja banesë është djegur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona ...

19:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI