Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Fjalori banal në rrjetet sociale, kërkon falje publike pas shkarkimit burri i zv.ministres

Lapsi.al 23 October 2019
Fjalori banal në rrjetet sociale, kërkon falje publike pas shkarkimit

Bashkëshorti i zv.ministres së Brendshme, Aurel Voda ka reaguar publikisht pas shkarkimit nga detyra. Ai kërkon falje publike për fjalorin e përdorur ndaj gazetarëve, ndërsa thekson se në punën që ka kryer në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka menaxhur më së miri taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në “Facebook”, Aurel Voda tregon se ai ka qenë i spikatur në ushtrimin e detyrës teksa sqaron se nuk është penalizuar asnjëherë nga Auditi i Brendshëm dhe as nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“JU KERKOJ FALJE PUBLIKE të gjithë qytetarëve, që me të drejtë janë prekur nga fjalët e mia jashtë etikës qytetare. Me këtë rast dua ti sqaroj se kam në FSDKSH që nga tetori i 2013 dhe sot mbusha plot 6 vjet. Kam qenë mbrojtësi më i mirë i parave të taksapaguesve shqiptar. Me giithë tallazet që ka kaluar ky institucion unë nuk jam penalizuar asnjëherë as nga Auditi i Brendshëm, as nga KLSH. Kam në pronësi 1/4 e një pallati 80 m2 në Durrës, por jam i lumtur se kam një familje të shkëlqyer prej 7 anëtarësh, dy prindrit, tre fëmijët dhe unë e bashkëshortja. Iu kërkoj falje edhe atyre. Gjithsesi treni nuk mund të ndalojë për asnjë person, kushdoqoftë ai” - shkruan ai.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

FOTO/ Burri i zv.ministres së brendshme shan gazetarët: Gratë e motrat ku t’i keni! 

Fjalor banal në rrjetet sociale, shkarkohet nga detyra burri i zv.ministres së Brendshme 

Të këshilluara

Zjarr në Vaun e Dejës, digjet një banesë

Nja banesë është djegur në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për persona ...

19:32

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI