Flash

Pasi gënjeu për lejet e ndërtimit, Veliaj përbetohet sërish: Nuk do të ketë ndërtime në Kopshtin Botanik

Lapsi.al 23 October 2019
Pasi gënjeu për lejet e ndërtimit, Veliaj përbetohet

Nga Parku Olimpik i Tiranës, ku nisi turi i dëgjesave në çdo njësi për projektbuxhetin e vitit 2020, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se nuk do të ketë ndërtime, përkundrazi e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë që nuk e ka pasur për gjithë këto vite ku është zaptuar.

“Lajmin e mirë që keni marrë vesh të gjithë banorët në njësinë 5 ka të bëjë me megainvestimin që ne do të fillojmë në Kopshtin Zoologjik dhe në Kopshtin Botanik, të dyja prona me hipotekë, të Bashkisë së Tiranës dhe të dyja zona jashtëzakonisht problematike. Për të gjithë ata që tmerrohen thonë që në kopshtin Botanik do ndërtohen kulla, mjafton të shihni perimetrin e kopshtit Botanik dhe të shihni se si tashmë është zaptuar. Kjo që ndodhi, që Bashkia e Tiranës mori administrimin nga qeveria të Kopshtit Botanik pikërisht vjen me këtë kusht që në mbrojtjen e Bashkisë nuk mund ta zaptojë më njeri. Nëse mendonin që po e ruanin, bëni një xhiro në itinerar dhe do shikoni se si është shqyer në të gjithë anët Kopshti Botanik. Nuk ndërron destinacioni, nuk do ketë asnjë ndërtim por më në fund të njëjtin stil menaxhimi që Bashkia e Tiranës ka për kryevepra si Parku Olimpik do e çojë edhe tek kopshti Zoologjik dhe Botanik”, tha Veliaj.

Por përbetime të tilla nga Erion Veliaj ne kemi parë plot. Të njëjtën gjë ai tha edhe gjatë fushatës së vitit 2015, që nuk do të jepte leje ndërtimi. Por koha provoi se Veliaj i gënjeu qytetarët e Tiranës. Gjatë mandatit të tij të parë numri i lejeve të ndërtimit me firmën e tij ishte me qindra. Po kështu Veliaj ka dhënë leje për plot kulla të tjera që do të ngrihen në Tiranë. Prandaj edhe përbetimi i sotëm për Kopshtin Botanik se nuk do të ketë ndërtimi, duhet marrë me rezerva.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI