Flash

Fshihej në Fier i dënuari me 15 vite burg në Itali, arrestohet 46-vjeçari

Lapsi.al 24 October 2019
Fshihej në Fier i dënuari me 15 vite burg në Itali, arrestohet

Arrestohet një 46-vjeçar shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit".

“Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit".

Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku falë një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

•Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI