Flash

“Baba Mondi me eskortë dhe mjet të blinduar”, gazetari tregon: Pse u mor në mbrojtje kreu i Kryegjyshatës

Lapsi.al 24 October 2019
“Baba Mondi me eskortë dhe mjet të blinduar”, gazetari

Gazetari Artan Hoxha tha se autoritetet shqiptare, përpara se të ndalonin dy iranianët në Mars të 2018-s, në Janar të po atij viti kishin marrë informacion se strukturat e shërbimeve sekrete të Iranit, një ndër objektivat që kishin ishte edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore. Për këtë arsye, në atë kohë Baba Mondi u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit, duke i dhënë atij eskortë dhe mjet të blinduar.

“Para se të ndodhte kjo ngjarje, në Janar të vitit 2018, sigurohet një informacion sipas të cilit një objekt për tu sulmuar është kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Mondi. Në Janar, Baba Mondit i është dhënë eskortë, mjet i blinduar dhe në atë kohë ka qenë në ruajtje nga Policia e Shtetit. Pikërisht prej këtij informacioni, pra në Janar”.

Blendi Fevziu: Informacioni ishte që nga Irani rrezikohej jeta e Baba Mondit?

“Struktura të shërbimeve sekrete të Iranit kishin si objektiv, një nga objektivat ishte edhe kreu i Kryegjyshatës. Sesi do ta shisnin ata, a sikur e vrau MEK-u, a e bëri bota e krimit të organizuar kjo është tjetër gjë. Por ky ka qenë informacioni dhe prandaj Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje Baba Mondin. Ka qenë në atë kohë me eskortë dhe mjet të blinduar”. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI