Flash

PD i liston Ramës 9 kushtet e Gjermanisë: Ju jeni pengesa për plotësimin e tyre (VIDEO)

Lapsi.al 24 October 2019
PD i liston Ramës 9 kushtet e Gjermanisë: Ju jeni pengesa për

Rruga e Shqipërisë për hapjen e negociatave kalon nga 9 kushtet e Gjermanisë. Kështu thuhet në një njoftim të shpërndarë nga Partia Demokratike bashkë me një video ilustruese. Ky reagim i PD-së vjen pasi Rama tregoi në Twitter se kishte biseduar ne telefon me kancelaren Angela Merkel.

Kushtet

1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

2. Miratimi i Reformës Zgjedhore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

3. Zbatimi i Reformës Zgjedhore.

4. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave.

5. Funksionimi i Prokurorisë Speciale për Luftën ndaj Korrupsionit (SPAK).

6. Rezultate në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe ndjekja penale e zyrtarëve të nivelit të lartë.

7. Përparime në Reformën e Administratës Publike dhe ndëshkimi i zyrtarëve të lartë që kanë shkelur ligjin.

8. Ndjekja penale e gjyqtarëve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut.

9. Sqarimi përfundimtar i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe përsëritja e tyre në përputhje me reformën zgjedhore, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Edi Rama është pengesë për plotësimin e këtyre kushteve!

Atij i mungon dëshira dhe vullneti për progresin e Shqipërisë, prandaj u refuzua sërish nga BE.

Shqipëria nuk mund të jetë më peng i dështimit dhe mashtrimeve të një njeriu.

Për një Shqipëri si gjithë Europa!

 

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-24-at-14.03.53-1.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI