Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Negociatat, Merkel dështon të bindë Macron/ Presidenti francez: Të reformohet procedura e pranimit në BE

Lapsi.al 16 October 2019
Negociatat, Merkel dështon të bindë Macron/ Presidenti francez:

Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, kancelarja gjermane, Angela Markel dhe presidenti i Francës, Emmanuele Macron kanë dalë në një konferencë të përbashkët.

Merkel i përmend Macron faktin se për hapjen e negociatave duhet një vendim unanim.

Merkel: Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave.

Por presidenti Macron vijon ti mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

Macron: Do ti përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme. Evropa është një shtëpi e bukur dhe e madhe e jona. Njëri prej pjesëtarëve vendosi të largohej. Në këto lloj rastesh dritat e bukura që ka shtëpia mund të duken të bukura nga larg.

E përshëndes kurajon dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Do flisja për një sinjal pozitiv, por Ballkani është tejet strategjik për Evropën. Duhet ta reformojmë procedurën. Unë po e shpall vizionin tim gjeopolitik para kancelares.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI