Flash

Del fotografia, ky është personi i arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë

Lapsi.al 16 October 2019
Del fotografia, ky është personi i arrestuar për vrasjen e Oliver

Policia e Kosovës arrestoi në orët e para të mëngjesit të sotëm një person të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Si i dyshuar për krimin mësohet se është arrestuar një zyrtar i lartë i policisë së Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për pjesëtarin e njësisë speciale të policisë, Rade Basara, personi që shikoni në fotografinë më poshtë.

Ai akuzohet se ka fshehur provat lidhur me vrasjen e Ivanoviç. Operacioni policor nisi rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm dhe gjatë tij u angazhuan rreth 100 efektivë të policisë.

Krahas Basara, flitet edhe për një person tjetër të arrestuar. Oliver Ivanoviç, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, u vra më 16 janar të vitit 2018.

Të këshilluara

200 kg drogë në Peqin, arrestohen 4 të rinj

Deri në orën 22.00 të së martës policia ka shoqëruar të paktën katër të rinj për sasinë e madhe të drogës së gjetur në Peqin. Gjatë këtij operacioni antidrog...

08:08

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI