Flash

Aksion në Veri të Kosovës për vrasjen e politikanit serb Ivanoviç, dy të arrestuar

Lapsi.al 16 October 2019
Aksion në Veri të Kosovës për vrasjen e politikanit serb

Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviç. Ngjarja në fjalë ndodhi në Mitrovicë në 2018. Mediat kosovare thanë se njëri nga të arrestuarit është zyrtar serb i Policisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për shtetasin, Rade Basara, i cili dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive. Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa ndersa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.

Basara dyshohet po ashtu të ketë gisht edhe në krim të organizuar në këtë pjesë të Kosovë. Ndërkohë Express mëson se personi i dytë, po ashtu pjesëtar i Policisë së Kosovës është shefi i operativës në atë zonë Zh.Bojiq. Ai ende nuk është kapur nga policia e Kosovës.

Përveç Rado Basarës policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Prokurori special që po e heton rastin, Sylë Hoxha ka thënë se ky aksion është bërë në bazë të një urdhërese nga Prokuroria Speciale me vendim të Gjykaëts Themelore të Prishtinës, saktësisht Departamentit për Krime të Rënda.

Mund të ju konfirmojë rreth aksionit. Për momentin kemi arrestuar dy persona si dhe një tjetër është në kërkim. Arrestimi i tyre ka të bëjë me fshehjen e provave që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanovic. Mirëpo dyshohen edhe për pjesëmarrje në krim të organizuar”, ka deklaruar Hoxha.

Në këtë aksion, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Të këshilluara

200 kg drogë në Peqin, arrestohen 4 të rinj

Deri në orën 22.00 të së martës policia ka shoqëruar të paktën katër të rinj për sasinë e madhe të drogës së gjetur në Peqin. Gjatë këtij operacioni antidrog...

08:08

Aksident ne Elbasan, 4 të plagosur

Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor gjatë pasdites së sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mje...

16:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI